Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për të zbritur në fushën e lojës për ta dhënë maksimumin kundër Ishujve Faroe.
Pas fitores kundër Moldavisë Shqipëria rikthehet në fushë të martën për të luajtur si mysafir i Ishujve faroe.
Trajneri brazilian ka folur para ndeshjes.
“E kemi theksuar dhe ritheksuar që kemi gjashtë finale përpara. Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Nesër ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde. E kemi thënë prej disa ditësh që nuk ka ndeshje të lehta dhe ne po përgatitemi sa më mirë”, ka thënë ai. “Po e përgatisim shumë mirë dhe jemi gati të zbresim nesër në fushë, të luftojmë dhe të marrim maksimumin ndaj një ekipi që luan fort në aspektin fizik dhe dinamik”.
- Advertisement -
Braziliani është shprehur se skuadra shqiptare Duhet të jetë e fokusuar sepse ndeshet me një rival të fortë. “Pres që lojtarët të vrapojnë me 100km/h që ne të arrijmë objektivin, pasi kjo është mënyra e vetme”, ka thënë ai.