Një stadium i veçantë “Friends Arena” dhe mbi të gjitha i kompletuar. Në Stokholm temperatura kur luhej ndeshja ishte 0 dhe -1 gradë, ndërsa i ftohti nuk ndihej pasi stadiumi ishte i pajisur me sistem ngrohje. Një numër tepër i lartë tifozët shqiptarë, që llogariteshin deri në 4-5 mijë dhe në çdo cep të stadiumit shiheshin simbolet kombëtare. Ja momentet pikante të kësaj sfide nga “Panorama Sport”.
* Ka protesta nga trajneri Silvinjo te penalltia e Brojës. Braziliani kërkon llogari te gjyqtari i katërt, ndërsa një moment tjetër sërish kur topi preket me dorë nga suedezët dhe asgjë nuk akordohet, Silvinjo nuk përmbahet.
* Në minutën e 44-t një top i dytë futet në fushë dhe në atë moment Shqipëria po e zotëronte topin e lojës. Silvinjo shihet që të hyjë në fushë dhe të nxjerrë topin jashtë. Loja nuk u ndërpre.
* Në minutën e 51-ë Mitaj dhe Kulusevski ndëshkohen me karton të verdhë, ndërsa gjyqtari po mbante shënim dhe po vonohej, lojtari suedez i shkon nga mbrapa dhe e sheh me vëmendje se çfarë po shkruante. Kuriozitet!
* Në pushimin e ndeshjes, punëtorë të stadiumit u shfaqën me pajisjet për rregullimin e vendeve të caktuara të fushës.
* Diçka tjetër e veçantë me trajnerin ishte edhe fakti që gjithë ndeshjen mbante një stilolaps në dorë.
- Advertisement -
* Shqipëria niset në një kundërsulm me Muçin, por fantazisti ndalet nga një ndërhyrje e ashpër e lojtarit suedez, i cili i heq edhe këpucën 23-vjeçarit. PANORAMASPORT.AL