Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Spanja “Mbret” i Evropës
LajmeSport

Spanja “Mbret” i Evropës

Published 14/07/2024
Share
SHARE

“Mbret” të Evropës, kampion në Berlin, me Spanjën që triumfon në finalen e madhe duke thyer Anglinë me rezultatin 2-1. Gola, spektakël, me Furinë e Kuqe që i bën një mbyllje perfekte këtij Evropiani, ndërsa kupa mbetet makth për Anglinë, me ishullorët që dalin sërish duar bosh.

Një finale nuk luhet, por fitohet, të vetëdijshëm për këtë, dy ekipet zbriten me respekt dhe frikë në fushë, mbi të gjitha Anglia, me “Tre Luanët” që e kishin të vështirë të ishin efikas. Nuk bëri më mirë as Spanja, sigurisht kishin kontrollin e topit, por Yamal e Nico Willimas u bllokuan në krahë duke mos arritur dot as të depërtonin e as të shërbenin në zonë. Dy ekipet zhvilluan një pjesë të parë të luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës, duke bërë që goditja e parë në kuadrat të vinte vetëm në minutën e 47-të me Phil Foden. Fraksioni i dytë krijoi iluzionin se gjërat do të shkonin në “malore” për De la Fuenten, me teknikun spanjoll që u detyrua të bënte pa Rodrin, me mesfushorin që qëndroi në dhomat e zhveshjes si pasojë e një dëmtimi, por “furia e kuqe” e nisi “zjarr”, ku në aksionin e parë, në topin e parë, Lamine Yamal dhuroi një super assist për Nico Willimas që nuk fali brenda në zonë duke dërguar topin në rrjetë. Goli trullosi Anglinë, ndërsa Southgate ndërhyri në formacion duke ulur në stol kapitenin Harry Kane për Watkins.
Për t’i dhënë zemër “Tre Luanëve” mendoi Jude Bellingham, por goditja e yllit anglez përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Më Anglinë përpara, Yamal për pak i kapi “mat” në minutën e 67-të, por goditja e tij u devijua në këndore nga portieri Pickford. Me lëvizjen e dytë, Southgate bëri “bingo”, teksa Palmer, i sapo hedhur në fushë, në minutën e 73-të, me një super goditje nga distanca barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer ishullorët në lojë. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 87-të, Cucurella futi një top perfekt në zonë, aty ku Oyarzabal gjeti prekjen fituese duke mposhtur Pickford për herë të dytë, një gol me shije trofeu, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Spanjën që bën poker trofesh duke u shpallur kampione Evropë për herë të katërt në histori.

KosPress Portal 14/07/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh

30/05/2025
Sport

Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi

30/05/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?