Spanja është fituese e edicionit të tretë në Ligën e Kombeve.
Spanjollët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive ndaj Kroacisë në finale.
Rezultati pas 90 minutave ishte ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë ishte e barazpeshuar dhe me pak raste të mira shënimi.
- Advertisement -
E në të dytën u krijuan më shumë raste, me Spanjën që pati dominim më të lehtë.
E gola nuk pati as në 30 minutat e vazhdimeve, për ta dërguar ndeshjen në penallti.
Në penallti, Spanja shënoi fitore 5:4 ndaj Kroacisë, ku Unai Simon priti dy penallti vendimtare.