Shqipëria sot zhvillon ndeshjen e dytë në grupe kuadër të EURO 2024-shit ku do të përballet me Kroacinë.
Shqiponjat kërkojnë këndelljen pas humbjes së hidhur nga Italia 2:1, ndonëse kombëtarja shqiptare pati një fillim ëndrrat me golin më të shpejtë në histori të kësaj gare të cilin e realizoi Nedim Bajrami.
Në anën tjetër, ish-nënkampioni botëror pësoi një humbje të thellë nga Spanja në xhiron e parë, 3:0, dhe po jep shenja që lojtarët nga gjenerata e saj e artë nuk e kanë më hovin e dikurshëm.
Këto ditë ka pasur spekulime që trajneri i Kuqezinjve, Sylvinho, do të bëjë ndryshime në formacionin startues.
- Advertisement -
Ndeshja e vlefshme për grupin B zhvillohet sot nga ora 15:00, dhe atë mund ta ndiqni direkt në Klan Kosova.