Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, kjo është një ditë e rëndësishme, e paharrueshme dhe historike për të gjithë ne.
“Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim dhe u jemi mirënjohës gjeneratave të tëra të futbollistëve, donatorëve si dhe drejtuesve të federatës në epoka të ndryshme: Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe legjendës Fadil Vokrri”, ka njoftuar FFK.
“Së bashku, kemi ndërtuar një histori suksesi në futboll dhe jemi të vendosur për të siguruar një të ardhme të ndritshme për sportin dhe vendin tonë”.