Të gjithë në pritje se kush do të fitojë titullin kampion. Kjo është situata në futbollin shqiptar edhe pse Partizani ka në dorën e tij nëse do të ngrejë trofeun për herë të 17 në histori. Të kuqtë janë me pikë të barabarta në renditje me Tiranën, por një shkallë me lart për shkak të rezultateve më të mira në përballjet direkte.
v Klan mëson se në federatën e futbollit të gjithë do të qëndrojnë në gatishmëri në pritje për të kuptuar se ku do të zhvillojnë ceremoninë e titullit. Në fushën e vet në kryeqytet Partizani do të luajë me Teutën ku do të përpiqet të japë gjithçka për të siguruar 3-pikëshin e titullit, ndërsa në Durrës, Tirana do të luajë me Erzenin.
Ndryshe nga dy vite më parë, ku 3 skuadra ishin në garë deri në minutën e fundit të kampionatit, këtë sezon FSHF ka bërë gati materialet për t’i transferuar në Durrës ose në periferi të kryeqytetit, por 1 skenografi dhe një trofe për shkak të distancës jo të largët mes Durrësit dhe Tiranës.
Në klubin e kuq janë impenjuar maksimalisht që çdo gjë të shkojë siç duhet ndërsa tek bardheblutë, ia kanë lënë në dorë rezultatit të momentit të fundit, me shpresën që të ndodhë mrekullia dhe të kuqtë të gabojnë.
- Advertisement -
Ndeshjet e javës së fundit dhe që do të japin verdiktet e sezonit për titullin, Europën dhe rënien nga kategoria do të nisin në orën 16:00.