Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Sot bëhet prezantimi i bujshëm i Messit tek Inter Miami
Sport

Sot bëhet prezantimi i bujshëm i Messit tek Inter Miami

Published 16/07/2023
Share
SHARE

Klubi nga Florida, i kryesuar nga David Beckham, e priti zyrtarisht yllin argjentinas përmes kanaleve të tij sociale. Pra, Lionel Messi është një lojtar i ri i Inter Miami, ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar për shtyp. Jo se kishte dyshime se ku do të shkonte shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, por njoftimi zyrtar i klubit në pronësi të David Beckham nis zyrtarisht aventurën e “Pulce” në skenën e MLS-së.

Në moshën 36-vjeçare, Messi do të provojë përvojën e tij të parë jashtë-evropiane, pasi ka kaluar një jetë, futbollistikisht, me fanellën e Barcelonës dhe dy vitet e fundit me PSG-në. Pasi mbylli sezonin 2022-2023 duke fituar Kupën e tij të parë të Botës si kapiten i Argjentinës, Messi vendosi se ishte koha për të provuar një përvojë të re.

Sí, Muchachos📍 pic.twitter.com/8E3f9hb9VU

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 15, 2023

- Advertisement -

36-vjeçari ka firmosur marrëveshjen me Inter Miami, e cila do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2025, me mundësi vazhdimi të kontratës deri në vitin 2026. Paga e Messit do të paguhet përgjysmë nag Miami dhe MLS, duke pasur parasysh rëndësinë e ardhjes së tij për të gjithë ligën amerikane të futbollit. Edhe të ardhurat, megjithatë, do të ndahen mes klubit dhe ligës.Argjentinasi do të përfitojë gjithashtu një pjesë të fitimeve nga “Apple TV+”, të marra nga përdoruesit që identifikohen për të parë MLS në nivel global, si dhe një pjesë të aksioneve të Inter Miami dhe mundësinë e krijimit të klubi të vetin në MLS në të ardhmen.

Përveç kësaj, një përqindje e shitjes së fanellave me emrin e tij në mbarë botën do të shkojë në xhepat e kampionit të botës. “Rreth 50-60 milionë dollarë në vit, kontributi i ‘Apple’ dhe MLS ishte gjithashtu vendimtar”, – theksoi Jorge Mas, pronar i Inter Miamit në këtë drejtim, duke sqaruar sa do të paguhet Messi në këtë aventurë të re. 

Ndërkohë, futbollisti legjendar i Barcelonës është filmuar duke kaluar nëpër semafor të kuq me automjetin e tij të shtrenjtë në Miami. Teksa kryente këtë shkelje rrugore ka qenë nën shoqërimin e policisë me dritat rrotulluese të ndezura, por për pak është përplasur edhe me një mjet tjetër.

Gjithçka ka ndodhur në Fort Lauderdale, rreth 45 kilometra nga Miami, që do të bëhet shtëpia e re e familjes Messi. Me atë rast, lehtë mund të kishte ndodhur një përplasje me një automjet tjetër që vinte nga ana tjetër. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë për Messin.

- Advertisement -

KosPress Portal 16/07/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!

16/05/2025
Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?