Në Londër sot vuloset në orën 21:00 se kush ndërmjet Tottenham-it dhe Milan-it do të kalojë në çerekfinalet e Champions League. Ekipi i drejtuar nga Conte synon përmbysjen pasi në ‘San Siro’ u mposht 1-0 me golin e Diaz, por pavarësisht kësaj Tottenham janë tejet optimistë për një përmbysje.
Ndërsa, në kryeqytetin francez gjermanët dolën të fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe kanë një avantazh të lehtë, ndërsa sonte është rikthyer me minutazh të plotë Mbappe, por do mungojë Neymar i cili ka mbyllur sezonin.