Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan miqësoren kundër Bullgarisë.
Kuqezinjtë dhe skuadra bullgare do të përballen në “Air Albania” në një miqësore që pritet të dhurojë një sfidë interesante.
Skuadra shqiptare në këtë ndeshje vjen pas fitores së madhe kundër Çekisë.
Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho në konferencën për medie një ditë para ndeshjes, ka kërkuar nga të besuarit e tij fitore derisa ai ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e skuadrës shqiptare.
- Advertisement -
“Mund të ketë disa ndryshime dhe janë gjëra të pritshme”, ka thënë Sylvinho.
“Sa i përket ndeshjes me Bullgarinë, kam 5 apo 6 vjet që e kam humbur sensin e miqësores dhe mendoj se miqësore mund të konsiderohet vetëm ndeshja që bëhet në stërvitje mes dy skuadrave. Nuk ka ndeshje miqësore, ne kemi dërguar një person nga stafi jonë për të ndjekur Bullgarinë, e ka ndjekur nga afër dhe ka marrë informacionin e duhur. Kanë një skuadër të mirë, shumë të fortë fizikisht, kanë disa lojtarë të mirë në veçanti lojtari me numrin 4, por edhe lojtarët e krahut. Në aspektin fizik janë lojtarë shumë të gjatë dhe për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme”, ka pohuar Sylvinho.
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Bullgarisë nis në orën 18:00.