Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur sot pas komenteve të Mohammed Salahut i cili tha se për momentin është më afër largimit nga Liverpooli se sa më afër qëndrimit.
“E ardhmja e Mo Salahut? E kam thënë disa herë që nuk komentoj për kontrata”, ka thënë Sloti.
“E vetmja gjë që mund ta them është…nëse i shikoni formacionet e mia…Mo Salahu është më shumë brenda se jashtë”.
“Nuk mendoj që ky është ndonjë shpërqendrim për të, për lojtarët dhe definitivisht jo për mua”.