Bayern Munich dhe Liverpool po përgatiten për një verë të vërtetë “revolucionare”. Sigurisht që do të jetë e tillë për “Reds”, të cilët pas 8 vitesh e gjysmë do t’i thonë lamtumirë liderit të tyre Jurgen Klopp.
Në janar, 57-vjeçari gjerman njoftoi synimin e tij për të pushuar një vit, së paku, pas fundit të këtij sezoni. Emri i zëvendësuesit të tij nuk dihet ende, edhe pse në orët e fundit duket se është shfaqur një favorit: Arne Slot, trajneri i Feyenoord, shumë i vlerësuar në Premier League, tashmë edhe pranë pankinës së Tottenham.
Edhe Xavi kishte thënë “mjaft”, por ai ndryshoi mendje dhe Barcelona vendosi ta vazhdonte rrugëtimin me të deri më 30 qershor 2025. Një situatë që ka ndryshuar papritur javët e fundit, në mënyrë paradoksale, pas zhgënjimeve më të mëdha të sezonit: eliminimit nga Champions League kundër PSG dhe disfata në “El Clasico” ndaj Real Madridit, që i kushtoi dy objektivat e fundit të sezonit.
Në vend që të “braktiste anijen”, Xavi e bindi veten se ishte njeriu i duhur për të rifilluar me ambicie të rinovuara. Blaugranët janë një grup i ri, me shumë talente të lançuar prej trajnerit nga Terrassa, i cili vetëm një vit më parë e ktheu Barçën në krye të La Liga-s, pas një mungese të gjatë dhe shumë problemeve.
- Advertisement -
Në janar, njoftimi i tij për t’u larguar në fund të sezonit, çka i tronditi të gjithë, u zhbë dje nga lajmi i pritshëm. Presioni nga presidenti Laporta dhe Deco dhanë rezultatet e dëshiruara, Xavi do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në krye të skuadrës katalanase.
Më pas është rasti i çuditshëm i Bayern Munich, një klub që punon gjithmonë në avancë, por ende nuk e ka gjetur pasuesin e Thomas Tuchel. Objektivi kryesor ishte Xabi Alonso, i cili zgjodhi të qëndronte te Bayer Leverkusen, si dhe Julian Nagelsmann, që rinovoi me kombëtaren e Gjermanisë.
Dy refuzime, që u pasuan nga një i tretë, Unai Emery (në stolin e Aston Villa). Zinedine Zidane nuk është i interesuar, ndaj për momentin favorit duket se është Ralf Rangnick, i cili do të largohej nga kombëtarja austriake pas Kampionatit Evropian gjerman.
Pas kthimit në Angli, fundi i sezonit do të jetë thelbësor në përcaktimin e së ardhmes së Erik ten Hag (Manchester United) dhe Mauricio Pochettino (Chelsea). Kushdo që qëndron jashtë Evropës mund të humbasë vendin e tij.
Megjithatë, më solid është pozicioni i Mikel Arteta, edhe nëse Arsenali nuk do të triumfonte në Premier League, i Diego Simeone, pavarësisht disa zhgënjimeve, dhe i Edin Terzic, i cili një vit më parë humbi titullin e Bundesligës në “frymën e fundit”. Tani ai ëndërron të bëjë mrekullinë në Champions League, me statusin e gjysmëfinalistit.