Dukagjini – Rijeka do të jetë njëra nga ndeshjet e rrethit të dytë në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Kjo pasi skuadra nga Klina e ka kaluar rrethin e parë, kur ka mposhtur edhe në përballjen e dytë të enjten skuadrën nga Gjibraltari, Europa Fc.
Ndeshja që është karakterizuar nga ndërprerjet e shumta, ndërhyerjet e ashpra dhe moskursimi i kartonave nga ana e gjyqtarit, është mbyllur me rezultat 2-3 në favor të Dukagjinit.
Ka qenë minuta e njëzet e tretë kur Zulfiu e ka kthyer në gol penalltinë e akorduar.
Pas golit të pranuar nga penalltia vendasit janë kthyer në lojë duke e barazuar rezultatin. Edhe Europa FC ka realizuar përmes penalltisë. Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Quintana është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Nga minuta e njëzet e nëntë të dy skuadrat kanë mbetur me nga dhjetë lojtarë në fushë, pasi Pozo dhe Shabani janë ndëshkuar me të kuq.
Me rezultat të barabartë është mbyllur pjesa e parë.
Dukagjini e ka nisur mirë pjesën e dytë. Ka kaluar prapë në avantazh.
Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Shala ka konkretizuar një aksion i cili paraprakisht është realizuar me një sërë kominimesh të futbollistëve të skuadrës kosovare.
Por pas golit të dytë skuadra kosovare nuk ka pushuar. E ka realizuar edhe golin e tretë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur Zulfiu e ka tundur rrjetën nga afërsia.
Pas kësaj Europa FC ia ka dalë që ta zbusë epërsinë. Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur ka realizuar Vera.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk ka ndryshuar rezultatin.
Gjatë ndeshjes janë dhënë tre kartonë të kuq. Janë përjashtuar Pozo e Heredia nga Europa FC dhe Shabani nga Dukagjini.
Ndeshjet mes Dukagjinit dhe Rijekës do të zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht.