Tenisti italian, Jannik Sinner, ka fituar çmimin e madh të tenisit, Australian Open, pasi në finale përmbysi rusin, Daniil Medvedev, me rezultatin 3-2 në sete, në duelin që zgjati afro 4 orë.
Medvedev fitoi dy setët e parë me shifrat e njejta, 3-6, ndërsa Sinner barazoi rezultatin duke fituar në dy setët vijues me shifrat 6-4.
Në setin e fundit dhe përcaktues, italiani realizoi përmbysjen duke fituar me shifrat 6-3.
Ky ishte edicioni i 112 i Australian Open dhe titulli i parë i Jannik Sinner në një “Grand Slam” apo garë madhore të tenisit.