Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Silvinjo i ka të gjithë lojtaret në “top”: Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me Moldavinë
Sport

Silvinjo i ka të gjithë lojtaret në “top”: Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me Moldavinë

Published 16/11/2023
Share
SHARE

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet në Tiranë dhe mëngjesin e sotëm do të udhëtojë drejt Moldavisë. Për të ndier disi edhe fushën e “Air Albania”-s në këmbët e tyre, Silvinjo kishte vendosur që këtë seancë të fundit në tokën shqiptare, ta zhvillonte në stadium dhe jo te “Shtëpia e Futbollit”.

Ekipi zbriti në fushë në orën 16:45, teksa fatmirësisht dhe si rrallëherë, grupi me 24 lojtarë ishte i plotë në urdhrat e Silvinjos dhe gëzon një formë të mirë fizike. Skuadra mori ngarkesë të plotë, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te topi dhe te disa situata loje. Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot rreth orës 8:30 të mëngjesit drejt Kishinaut, kryeqytetit moldav. Pas mbërritjes, skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore zyrtare para ndeshjes në stadiumin “Zimbru”, ndërkohë që trajneri me kapitenin e ekipit do të dalin në konferencën për shtyp.

Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

FORMACIONI

- Advertisement -

Silvinjo do t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së fundit me Çekinë, me vetëm një ndryshim të detyruar. Arlind Ajeti nuk ia doli për shkak dëmtimi, por gjithsesi në ekip është kthyer Ardian Ismajli dhe ai do të jetë krah Gjimshitit në mbrojtje.

Nga krahët Hysaj dhe Mitaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin dhe para tyre Nedim Bajrami.

Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi në krahun e djathtë pritet ta nisë Jasir Asani, ndërkohë në të majtën Taulant Seferi dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshi.

Ndërkaq në dispozicion për brazilianin do të jenë edhe emra si: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.

KosPress Portal 16/11/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Osmani nis vizitën në Zvicër, shfaqet në helikopter me bashkëshortin
Lajme 21/05/2025
Përpjekja e 19-të pa sukses, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar
Lajme 21/05/2025
Dy skuadra angleze në betejën finale të Ligës së Evropës
Sport 21/05/2025
Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Zvicër
Lajme 21/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Dy skuadra angleze në betejën finale të Ligës së Evropës

21/05/2025
Sport

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”

20/05/2025
Sport

Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?

20/05/2025
Sport

Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium

20/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?