Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Shumë sportistë të disiplinave të ndryshme pësuan nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë
Sport

Shumë sportistë të disiplinave të ndryshme pësuan nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë

Published 14/02/2023
Share
SHARE

Shumë sportistë të disiplinave të ndryshme  pësuan nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë javën e kaluar, në mesin e dhjetëra mijërave të tjerë që përfunduan nën rrënoja.

Sportisti më i famshëm që e pësoi nga kjo fatkeqësi natyrore ishte portieri i Yeni Malatyaspor, që garon në nivelin e dytë të futbollit turk, Ahmet Eyup Turkaslan.

Gjithashtu, në mesin e viktimave ishte edhe basketbollistja e Superligës së femrave nga ekipi Cankaya University, Nilay Aydogan. Po ashtu, edhe futbollistët e ekipit nga nivelet më të ulëta të futbollit turk, Kahramanmaras Istiklal Spor, Burhanettin Sever, Taner Kahriman, Hakan Dogan e Saruhan Bolat e gjetën vdekjen.

Ndër të tjera, pjesëtarët e kërkim shpëtimit nën rrënoja i gjetën edhe trupat e pajetë të lojtarëve të rinj të volejbollit, që vinin nga Qiproja turke.

- Advertisement -

Çifti trajnerë Betul Coban Cakir e Bedrettin Cakir, si dhe volejbollistët Mehmet Can Agirbas, Murat Cilogullari, Umitcan Dogan, Azat Jumayev e Sevgi Cihangir, vdiqën si rezultat i tërmetit.

Garuesit e sporteve ujore, Mir Berke Mutlu e Halil Ibrahim Elvermez, trajnerja e tenisit Tuba Pidecioglu, dhe lojtarët iranianë të amputuar, Mehdi Seyyidavi, Muhammed Riza Mirahmedi e Hamid Matrudi, po ashtu e humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues.

Futbollisti i ekipit të Superligës turke, Atakas Hayaspor, ganezi Christian Atsu dhe drejtori sportiv Taner Savut, nuk dihet ende se ku gjenden. Të dy ishin në Hatay kur ndodhi tragjedia.

KosPress Portal 14/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025
Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit
Lajme 15/05/2025
Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?