Nga udhëtimi i fundit në Pragë dolën të pamposhtur, pasi dueli i vlefshëm për kualifikimet e kampionatit evropian në “Epet Arena”, u mbyll 1-1 (7 shtator 2023).
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte është sërish mysafire e Çekisë, tani në kuadër të UEFA Nations League, njofton Klankosova.tv.
Kuq e zinjtë të udhëhequr nga trajneri brazilian, Sylvinho, e synojnë vendin e parë në grupin 1 të Ligës B, brenda këtij kompeticioni, anise humbja nga Gjeorgjia e ka vështirësuar arritjen e këtij objektivi.
Si shqiptarët ashtu edhe çekët, në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, kanë nga një fitore e nga një humbje, raporton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Në eliminatoret për Euro 2024, Shqipëria deklasoi në “Air Albania” kombëtaren e Çekisë, duke e mposhtur me rezultat 3-0.
Ky ballafaqim që fillon në orën 20:45, transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore në vend, Art Motion, në komentim të Lirim Pecit.