Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta ketë një sfidë goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
“Kuqezinjtë” nga ora 18:00 në stadiumin “Mikheil Meskih” do të përballen me Gjerogjinë, aktualisht liderin e grupit 1 të B, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare.
Sot si kurrë më parë do t’i nevojitet fitorja skuadrës së Sylvinhos, pasi që renditet e treta me tri pikë në tri ndeshjet e kaluara.
Pikët e plota për kombëtaren shqiptare do të thotë shumë, pasi që do ta mbanin në lojë për të vazhduar tutje në rrugëtimin drejt kualifikimit për të Botërorin e 2026-tës.
- Advertisement -
Por, ndeshje goxha e rëndësishme do të jetë edhe ajo në mes të Ukrainës dhe Çekisë.
Një hap i gabuar i çekëve në këtë ndeshje, do të ishte në favor të Shqipërisë.