Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ndeshet me Andorrën në ‘Arenën Kombëtare’.
Ky ballafaqim vjen në kuadër të xhiros së dytë të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria do të kërkojë rikthim pas humbjes në Angli (2-0), në një ndeshje të luajtur tri ditë më parë në ‘Wembley’.
Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore të dielën mbrëma, përpara sfidës me Andorrën.
- Advertisement -
Sipas mediave shqiptare, të gjithë lojtarët janë stërvitur pa probleme dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen e sotme.
Në konferencën e tij të fundit para duelit, trajneri Sylvinho theksoi se “skuadra e tij nuk ka të drejtë të gabojë ndaj Andorrës”.
Ndeshja Shqipëri-Andorrë do të nisin në orën 20:45.