Kombëtarja shqiptare njohu këtë të premte kundërshtarët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Në shortin e hedhur në selinë e FIFA-s në Zvicër, Shqipëria u shortua në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Shqipëria është përballur më parë me të gjithë kundërshtarët.
Fushata eliminatore do të fillojë në muajin mars dhe do të mbyllet në muajin nëntor 2025. Më vonë do të publikohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të kombëtares shqiptare