Shqipëria ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Kroacisë dhe ka mbajtur ende në lojë shpresat për një kualifikim më tej. Goli i dytë nga Klaus Gjasula solli një lumturi të madhe tek shqiptarët vetëm për këtë arsye, që të diskutohet deri në ndeshjen e fundit kundër Spanjës, bileta e historisë, që na dërgon përtej grupeve të Europianit.
A do të ndodhi? Mbetet të shihet! Tani kalojmë pak në llogarinë e ekipeve që kalojnë më tej. Përtej dy vendeve të para, janë 4 vendet më të mira që mbajnë vendin e 3 nga 6 grupe që kalojnë më tej.
Të gjithë e kanë të qartë se me një fitore kundër Spanjës, Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar më tej. Por në fakt, në mënyrën sesi po shkon situata deri tani në Europian, edhe një pikë mund kundër Spanjës, pra barazimi, mund ta kalonte Shqipërinë më tutje.
Megjithëse gjasat janë të pakta, matematikisht është mundësia që kuqezinjtë të kenë mundësinë për t’ia dalë edhe me një barazim në ndeshjen e fundit. Grupi A ka përfunduar dy xhiro, ashtu si edhe grupi ynë. Gjermania ndodhet në vendin e parë me 6 pikë, Zvicra ndodhet në vendin e dytë me 4 pikë, Skocia e tretë me një pikë dhe Hungaria e katërta me 1 pikë. Ndeshja e fundit do të jetë mes Skocisë dhe Hungarisë dhe nëse këto dy ekipe përfundojnë në barazim, Skocia kalon në kuotën e dy pikëve, aq sa do të ketë edhe Shqipëria në rast barazimi me Spanjën.
Por Shqipëria do të kalonte më tej dhe do të linte Skocinë pas vetes për shkakun e golavarazhit më të mirë. Kështu kuqezinjtë siguronin një Kombëtare të lënë pas vetes dhe prisnin një kombnimin nga një tjetër grup.
Gjasat janë të mëdha që të vijë një dhuratë edhe nga Grupi D, ku gjenden Hollanda, Franca, Polonia dhe Austria. Ndeshja e radhës do të jetë ajo mes Polonisë dhe Austrisë dhe nëse këtu do të kishim një tjetër barazim, Shqipëria do të dilte sërish sipër tyre, duke llogaritur Hollandën dhe Francën që nuk bëjnë gabime rrugës.
E njëjta situatë paraqitet edhe te grupi F, ku ndodhet Turqia, Portugalia, Cekia dhe Gjeorgjia, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë mes Cekisë dhe Gjeorgjisë, të cilat kanë 0 pikë dhe duhet që ndeshja e tyre të përfundojë në barazim.
Ndërkohë nëse Anglia fiton sot pastër ndaj Danimarkës, e njëjta situatë paraqitet edhe te grupi C ku ndeshja e fundit do të jetë mes Danimarkës dhe Serbisë dhe në rast barazimi mes tyre, Shqipëria do të kalonte Danimarkën për shkakun e golavarazhit. Pra, nuk është një skemë edhe aq e pamundur, mes katër ndeshjeve të fundit duhen të dalin dy barazime dhe të mëdhatë të mos gabojnë në rrugën e tyre, siç kanë bërë deri më tani, në mënyrë që Shqipëria të kalojë më tej edhe me një pikë. /Sport Ekspres/