Shqipëria barazoi me Kroacinë në shifrat 2-2, duke e lënë të hapur lojën për kuqezinjtë në Evropian.
Kombëtarja shënoi dy gola, Qazim Laçi në minutën e 11 dhe dhe Gjasula në minutat shtesë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Silvinjo dhe ekipi i tij kanë festuar.
Në Grupin B, Spanja dhe Italia kanë nga tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me nga një, ndërsa italianët dhe spanjollët luajnë nesër për të përcaktuar se kush do të jetë lider i grupit.
- Advertisement -
Në ndeshjen e fundit, Shqipëria përballet me Spanjën, duke shpresuar për një fitore.