Shqipëria ka marrë fitoren e parë në grup në eliminatoret e Euro 2024, teksa triumfoi 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”.
Jasir Asani zhbllokoi takimin në minutën e 51-të, falë një perle. Një kryevepër e Asanit, që ngriti në këmbë gjithë stadiumin. Në minutën e 76-të, goli i qetësisë mban firmën e Nedim Bajramit, i cili realizoi golin e parë me Kombëtaren.
Kështu, Republika Çeke mban vendin e parë në grup me 7 pikë, pasi fitoi 3-0 ndaj Ishujve Faroe. Në vendin e dytë renditet Polonia me 3 pikë, po aq sa ka edhe Shqipëria e vendit të 3-të.