3 pikë në 2 ndeshjet e para në Ligën e Kombeve kanë pasur efekt në renditen e publikuar nga FIFA. 1379 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 67-të në përditësimin e fundit, duke humbur në këtë mënyrë një tjetër pozicion. Gjeorgjia është përfaqësuesja me rritjen më të madhe në grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Ekipi i Kvaras me shokë kanë fituar plot 4 pozicione në raport me renditjen e fundit duke u pozicionuar në vendin e 66-të, një vend sipër Shqipërisë. Pikërisht rritja e ndjeshme e Gjeorgjisë ka bërë që Shqipëria të zbres një vend më poshtë.
Jo vetëm Gjeorgjia, edhe dy ekipet e tjera të grupit tonë, Ukraina dhe Republika Çeke kanë fituar pozicione. Pavarësisht se pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, Ukraina ka fituar një pozicion duke u renditur në vendin e 24-të. Një pozicion ka fituar edhe Republika Çeke duke u renditur tashmë në vendin e 46-të. Dy pozicione ka fituar edhe Kosova me dardanët që renditen në vendin e 104. Asnjë ndryshim në lidhje me 10 vendet e para, me renditjen e FIFA-s që kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca, Spanja dhe Anglia.