Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga Sylvinho, ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.
“Kuqezinjtë” triumfuan ndaj Azerbajxhanit me shifrat 3-1, derisa ishte ndeshja e fundit para nisjes së kampionatit evropian “Gjermania 2024”.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Nedim Bajrami në minutën e 12-të të ndeshjes, pas një goditje të fuqishme.
Kështu edhe u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë, shkruan “Gazeta Express”.
- Advertisement -
Golin e dytë në takim e shënoi Rey Manaj, deri të tretin për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi.
Golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Gurbanli në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Shqipëria aventurën në “EURO 2024” e nis më 15 qershor në ndeshjen ndaj Italisë, gjersa në grup është edhe Spanja e Kroacia//GazetaExpress/