Kupa e Botës për Klube është shumë afër, dhe vetëm disa muaj na ndajnë nga fillimi i saj. Për herë të parë, 32 skuadra nga e gjithë bota do të marrin pjesë në këtë kompeticion.
Mes ekipeve evropiane që do të garojnë janë Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, PSG, Atletico Madrid, Red Bull Salzburg, Manchester City, Juventus, Inter, Benfica dhe Porto.
Fituesi i Kupës së Botës për Klube do të shpërblehet me një çmim të jashtëzakonshëm. Sipas BBC, ekipi që do të triumfojë këtë verë do të marrë një shpërblim prej 125 milionë dollarësh.
Ky shpërblim pritet të jetë shuma më e madhe e ofruar në futbollin e klubeve, dhe gjithçka do të ndodhë në një format me shtatë ndeshje.