Edhe ekipet e tjera shqiptare që marrin pjesë në kupat e Evropës kanë mësuar rivalët e turit të parë kualifikues. Tirana, nënkampione e Shqipërisë do të përballët me gjeorgjianët e Dinamo Batum. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri.
Ndërsa Egnatia dhe Vllaznia sfidën e parë do ta luajnë në transfertë. Rrogozhinasit do të përballen me Ararat Armenia i Armenisë, ndërsa shkodranët ndeshen me Linfield të Irlandës së Veriut.
Janë kundërshtarë të lehtë në letër dhe të tre skuadrat e Superligës shqiptare kanë shanse të kalojnë në turin e dytë të Conference League. Sfidat e para do të luhen më 13 korrik, ndërsa kthimi më 20 korrik.