Mesfushori Klaus Gjasula u aktivizua në minutën e 72-të të sfidës kundër Kroacisë.
Ndërsa në të 76-ën ai shënoi autgol duke kaluar në avantazh kundërshtarët. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, “i urryeri” u kthye në hero duke shënuar golin e barazimit për Shqipërinë.
Ka pasur reagime të shumta për futbollistin, por ja si ka reaguar vëllai i tij Jurgen Gjasula…
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dy video të momentit të realizimit të golit për Kombëtaren teksa shpërthen në lot.
- Advertisement -
“Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgeni i cili dikur ka qenë mesfushor që ka luajtur prej vitesh në Gjermani por ka qenë grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare.