Në Angli vijon të jetë e hapur e ardhmja e klubit të Man.United, në një kohë kur familja Glazer ka nxjerr në shitje aksionet e “djajve të kuq”.
Dëshira e tifozëve është që klubi të mos shitet të sheikët, por oferta e fundit e ardhur nga Al-Thani është më të vërtetë e parrezistueshme.
Sipas Daily Express, sheiku ka përpiluar një ofertë rekord prej 5,5 miliardë sterlina, shifër kjo që nxjerr jashtë loje edhe Jim Ratcliffe.
Oferta e Al-Thani plotëson edhe kushtet e familjes Glazer duke bërë që shitja e klubit të marrë formë, por ende jo zyrtare.