Juljan Shehu, mesfushori i ftuar rishtazi në kombëtaren shqiptare, tregoi në konferencën për shtyp të sotme emocionet e para, pasi mori ftesën nga stafi kuqezi. Ai e cilësoi këtë moment si një ëndërr të bërë realitet dhe nënvizoi se do të japë maksimumin me fanellën kuqezi, nën urdhërat e trajnerit Sylvinho.
Si e prite ftesën nga kombëtarja?
Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë krenar që jam përzgjedhur të përfaqësoj kombëtaren. Është një nga ndjesitë më të bukura në botë. Shpresoj që ta përfaqësoj denjësisht dhe të jap maksimumin tim për ekipin, si dhe ta rris konkurrencën, sepse i bën mirë kombëtares.
Na i trego pak emocionet e para, pasi more ftesën?
- Advertisement -
Momentin e parë kur mora ftesën nuk dija si të reagoja. Isha i mpirë nga emocionet. U kontaktova nga stafi, ishte moment shumë i bukur.
Si e sheh rrugëtimin tënd me kombëtaren?
Nuk kam ardhur këtu për të qenë kalimtar. Shpresoj që rrugëtimi im të jetë sa më i gjatë në kombëtare. Kam ardhur me besimin për të bërë më të mirën.
Sa gati je pas dëmtimit?
Viti i kaluar ishte viti më i vështirë në karrierën time, sidomos pas dëmtimit që pata. Megjithatë u rikuperova shumë mirë dhe shpejt, tani jam 100% gati. Jam shumë mirë fizikisht, i kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet me ekipin tim. Shokët e kombëtares më kanë pritur shumë mirë si hera e parë që vij këtu. Kam ndjerë entuziazëm në grup, më uruan dhe të gjithë ishin gati për të më mbështetur.
- Advertisement -
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.