Chelsea la pas një sezon katastrofik. Blutë e Londrës dolën totalisht jashtë pritshmërive, duke mbyllur sezonin në Premier League në vendin e 12-të. Klubi, me anë të një deklarate për shtyp, ka falenderuar tifozët për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë.
“Premtimi ynë ishte t’i bëjmë tifozët tanë krenarë. Angazhimi mbetet, ne kemi një plan afatgjatë për klubin tonë. Natyrisht, sezoni ka qenë zhgënjyes për ekipin tonë dhe ka shumë gjëra që mund dhe do të bëjmë më mirë. Në këto kohë të vështira, tifozët tanë kanë mbështetur lojtarët dhe ekipin tonë me besim të palëkundur. Nuk mund të ishim më mirënjohës për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme” – shkruan klubi.
Chelsea nënshkroi pak javë më parë me trajnerin Mauricio Pochetino. Synimi është rikthimi mes skuadrave më të mira në Europë.