Napoli nuk po lëshon pe!
Por, assesi nuk është duke u dorëzuar as kampioni aktual i Italisë.
Interi me fitoren 0-4 në shtëpi të Lecces, ka arritur kuotën e 50 pikëve, tri më pak se Amir Rrahmani me shokë, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë “Zikaltërit” e kanë edhe një ndeshje për ta zhvilluar dhe nësë fitojnë, do të barazoheshin me liderin
- Advertisement -
Duke qenë se Atalanta e Berat Gjimshitit ka mbetur prapa me 46 pikë, Lazio me 39 e Juventus me 37 sosh, duket e qartë se protagonistët kryesorë që po e diskutojnë vendin e parë në elitën e futbollit italian, janë Napoli dhe Inter.
Një duel direkt i këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më datën 2 mars, andaj deri atëherë mbetet të shihet se kush po gabon më pak, që në derbin për titullin kampion, të hyjnë më të qetë.
Edhe në xhiron ardhshme, të dyja këto ekipe kanë transferta të vështira, raporton Klankosova.tv.
“Nerazzurët” e luajnë derbin e qytetit të modës, si mysafirë të Milanit, kurse napolitanët udhëtojnë në kryeqytet, për t’u përballur me Romën.