Orët e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher në ankand. Kjo gjë tërhoqi shumë të interesuar në Gjenevë, pasi kishte edhe sende të tjera unike të tij në shitje.
Sendi më i vlefshëm ishte një orë ndoshta nga viti 2004, e cila u bë posaçërisht për Schumacher. Ajo ndryshoi duar të martën në mbrëmje, në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në Gjenevë për 1.2 milionë franga (1.2 milionë euro).
Ora kishte simbolet e shtatë titujve të kampionatit botëror të Formula 1 në një numërues të kuq dhe një dedikim nga Jean Todt, ish-shefi i ekipit të Ferrarit, i cili ia dha ish-pilotit të “kokëkuqes” si dhuratë për Krishtlindje.
Një “Schumacher Rolex” u shit për 250.000 franga, ndërsa një orë “Audemars Piguet” për 330.000 franga. Pesë orë të tjera “F.P.Journe” u shitën për një total prej gati 1.4 milionë frangash. Blerësve iu desh të gërmonin pak më thellë në xhepat e tyre, sepse çmimeve të orave iu shtohet komisioni i shtëpisë së ankandeve prej rreth 26 për qind.
- Advertisement -
Disa orë u hodhën në ankand në fund të çmimit të vlerësuar. Ora e kuqe e Ferrarit u vlerësua rreth një deri në dy milionë franga. Pjesa më e lirë e koleksionit të Michael Schumacher bëri kapërcimin më të madh.
Eksperti i “Christie’s” vlerësoi një kuti ku mbaheshin pesë orët “F.P Journe” me 5000 franga, e cila i shkoi një pronari të ri për tri herë më shumë. Shtëpia e ankandeve ruan sekretin për blerësit. Informacioni në lidhje me ofertuesit i nënshtrohet diskrecionit më të madh dhe do të zbulohet vetëm me lejen e shprehur të pronarëve të rinj të orave.
Schumacher, në gjendje degjenerative prej aksidentit fatal duke bërë ski, para disa vitesh, jeton me familjen e tij jo shumë larg Gjenevës. Ai nuk u shfaq më në publik pas aksidentit të rëndë në vitin 2013. Familja nuk ka dhënë asnjë informacion se si është ai. Schumacher ishte një koleksionist i pasionuar i orëve.