Ish-sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu thotë se FFK-ja po mundohet t’i mashtrojë delegatët pak para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm, duke e keqinterpretuar një letër që e ka marrë nga FIFA.
FFK tha se FIFA i ka konfirmuar se Agim Ademi nuk ka procedurë disiplinore dhe nuk paraqet problem për të qenë kryetar i FFK-së.
“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundërshtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave.