Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte një nga lëvizjet më sensacionale të kësaj merkatoje vere. Pas dy vitesh te PSG, Messi zgjodhi të luajë në MLS amerikane. Jorge Mas, pronari i Inter Miamit ka dhënë një intervistë interesante për El Pais.
“Një operacion që filloi tre vjet më parë, një e gjysmë prej të cilëve ishte shumë intensiv, me shumë biseda me Jorgen, babanë e Leos. Isha në Katar për ta parë me fanellën e Argjentinës, kemi punuar shumë për të. Sa do fitojë Messi? Rreth 50-60 milionë në vit, kontributi i “Apple” dhe MLS ishte gjithashtu vendimtar” – Tha ai.