Reprezentuesi i Kosovës Donat Rrudhani ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi skuadra e Young Boys u shpall kampion në Zvicër pas fitorës ndaj Luzernit 5:1 .
Rrudhani që të marten ka mbushur 23 vjeç, këtë sezon për Young Boys luajti në 30 ndeshje në të gjitha garat, dhe ka arritur të shënoj dy gola e ka asistuar gjashtë herë.
Mesfushori vitin e kaluar u transferua nga Aarau te 16 herë kampion i Zvicërs.