Albion Rrahmani ka qenë protagonist me gol dhe asistim në kampionatin çek.
Sparta Prague ka fituar bindshëm 4-1 ndaj Karvina në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Javës së shtatëmbëdhjetë të Chance Liga në Çeki.
Goli i parë për Spartën ka ardhur që në minutën e dytë, kur Sadilek ka realizuar pas një asistimi nga Rrahmani. Karvina ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tridhjetë e gjashtë me golin e Regali, duke rikthyer ekuilibrin në fushë.
Megjithatë, Sparta ka rikthyer epërsinë me një gjuajtje të saktë të Qazim Laçit nga gjuajtja e lirë në minutën e tridhjetë e nëntë, duke e çuar rezultatin në 2-1, ndërsa në minutën e dyzet e pestë, Rrahmani e ka shënuar golin e tretë për Spartën, duke e dyfishuar epërsinë. Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat,
- Advertisement -
Në pjesën e dytë, Sparta ka vazhduar dominimin dhe ka shënuar edhe golin e katërt me Birmancevic në minutën e tetëdhjetë e tetë, duke e mbyllur ndeshjen me një fitore të thellë 4-1.
Pas kësaj ndeshje, Sparta Prague renditet në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Karvina në vendin e tetë. Tabela vazhdon të udhëhiqet nga Slavia Prague.