Rrahmani ka nënshkuar marrëveshje me Napoli e cila e mbanë atë të lidhur me klubin italian deri më 2027.
“Napoli është i kënaqur të njoftojë se Amir Rrahmani ka rënë dakord për një marrëveshje të re katërvjeçare deri më 30 qershor 2027. Marrëveshja përfshin një opsion që klubi të zgjasë kontratën për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2028”, ka njoftuar kampioni italian në faqen zyrtare.
Rrahmani ishte pjesë e rëndësishme e Napolit gjatë këtij edicioni ku skuadra e fitoi titullin pas tri dekadave.
Prishtinasi është edhe kapiten i Kombëtares së Kosovës.