A do të luajë Leao sonte, apo jo – kjo është çështja për të gjithë tifozët e Milanit.
Sulmuesi kryesor i Milanit, Rafael Leao ka pësuar dëmtim të shtunën në fitoren ndaj Lazios dhe ende nuk dihet nëse do jetë në gjendje të paraqitet sonte ndaj Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Leao nuk stërviti me grupin dje, teksa bëri stërvitje të personalizuara. Sot, ai shkoi në ‘Milanello’ për të bërë testet mjekësore, të cilat do të tregojnë nëse ai mund të paraqitet apo jo.
Mediat italiane raportojnë se ai para pak çasteve ka arritur tek hoteli ku po qëndron Milani.
- Advertisement -
Vendimi final për të pritet të bëhet në drekë.