Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Ronaldos do i ipet çmimi “Maradona” në Dubai
Sport

Ronaldos do i ipet çmimi “Maradona” në Dubai

Published 04/01/2024
Share
SHARE

Ndonëse luan në një ligë inferiore krahasuar me ato evropiane, Cristiano Ronaldo i shton një trofe tjetër koleksionit të tij, duke fituar çmimin “Maradona” si golashënuesi më i mirë në “Dubai Globe Soccer Aëards” 2023.

Me 54 gola në 59 ndeshje, portugezi nënshkroi paraqitjen e tij më të mirë në një vit kalendarik, që nga viti 2017, kur shënoi 53 gola për Real Madrid. Kësisoji, ylli portugez la pas vetes Kylian Mbappé (52 gola në 53 ndeshje), Harry Kane (52 gola në 57 ndeshje) dhe Erling Haaland (50 gola në 60 ndeshje), në garën për golashënuesin më të mirë të vitit kalendarik 2023.

Trofeu kurorëzon një periudhë magjike për yllin e Al Nassr, i cili tashmë ka shënuar 34 gola në 34 ndeshje në kampionatin e Ligës Pro Saudite. Ky nuk është i vetmi çmim që Cristiano Ronaldo mund të marrë gjatë ceremonisë së “Dubai Globe Soccer Aëards”, të planifikuar për më 19 janar në Atlantis, The Palm të Dubait.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 873 gola të shënuar aktualisht, është gjithashtu në garë për “lojtari më i mirë për meshkuj”, “lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme” dhe “lojtari i preferuar i tifozëve”.

- Advertisement -

Raundi i dytë dhe i fundit i votimit në të 11 kategoritë kryesore dhe 6 kategoritë dixhitale, informojnë organizatorët, pa mbi 50 milionë vota të hedhura nga fansat në mbarë botën për një total kumulativ që kalon 70 milionë në të gjithë procesin, duke dyfishuar numrin e votave të regjistruara në vitin 2022.

Juria zyrtare e “Globe Soccer”, e përbërë nga mbi 30 figura kryesore nga industria e futbollit, duke përfshirë Francesco Totti, Iker Casillas, Luis Figo dhe Marcello Lippi, u përfshi në fazën e fundit të përzgjedhjes, e mbyllur më 28 dhjetor 2023.

KosPress Portal 04/01/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025
Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit
Lajme 15/05/2025
Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?