As-i portugez Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e tij të 40-të.
Ronaldo, i cili aktualisht është pjesë e klubit arab Al Nassr, në një intervistë për “El Chiringuito”, ka folur për ish-klubet e tij, Real Madridin dhe Juventusin.
“Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Është skuadra ku kam qenë më i lumtur. Unë kam arritur gjëra shumë të rëndësishme dhe të bukura atje”, ka thënë Ronaldo.
“Kur ia komunikova vendimin presidentit Perez për transferimin te Juventusi, ai fillimisht nuk pranoi, por unë i kisha dhënë fjalën Juventusit dhe nuk mund të mos e mbaja premtimin tim. Klubi nuk u tregua shumë i sjellshëm me mua, pavarësisht nga ajo, ne kemi shumë respekt për kohën që kemi kaluar bashkë”, ka pohuar sulmuesi portugez.