Fillimisht lotët për penalltinë e humbur në fund të pjesës së parë shtesë, më pas gëzimi i fitores nga pika e bardhë, pas 120 minutash lojë pa gol. Cristiano Ronaldo ishte protagonisti negativ dhe pozitiv i ndeshjes mes Portugalisë e Sllovenisë, e fituar nga skuadra e Martinezit falë një serie perfekte goditjesh nga pika e bardhë (tri pritje nga Diogo Costa karshi tre golave të portugezëve).
Ylli i Al Nassr komentoi në fund të ndeshjes: “Franca është favorite në këtë kompeticion, me Gjermaninë dhe Spanjën. Në çerekfinale na pret një ndeshje e vështirë. Do të jetë sit ë shkojmë në luftë.
Ekipi po ecën mirë, ky sukses ishte një shpërthim energjie. Unë, si gjithmonë, do të jap gjithçka me këtë fanellë, kam 20 vite që e bëj. E humba penalltinë në shtesë, por doja të bëhesha i pari që shënoja te seria e 11-metërshave, sepse duhej të merrja përgjegjësinë”.
Më pas, për RTB ai tha: “T’i bëj njerëzit të lumtur është ajo që më motivon më shumë. Fakti që ky është Kampionati im i fundit Europian nuk më prek aq shumë sa ndjenja e gëzimit që ndjej kur shoh fansat e mi, familjen time dhe dashurinë që kanë për mua”.