Klubet arabe po investojnë shumë kohëve të fundit, teksa falë ofertave faraonike kanë transferuar shumë lojtarë të mëdhenj nga Europa. Gjithsesi, jo të gjithë joshen nga paratë.
Siç shkruajnë mediat, sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka refuzuar 58 milionë euro në sezon nga Al Hilal, skuadër kjo që luan në Saudi Professional League. Futbollisti dëshiron vetëm Interin dhe diçka të tillë, e ka thënë prej kohësh. Chelsea, ndërkohë, është i prirur të shesë Lukakun, por po kërkon të sigurojë një lëvizje të përhershme të tij, në vend që ta kthejë belgun më pas në huazim.
Interi, megjithatë, kërkon huazim me detyrim blerje për 30 milionë euro deri në fund të sezonit 2023-2024, sipas Calciomercato.
Nënkampionët e Europës kanë siguruar tashmë sulmuesin Marcus Thuram në një transferim të lirë nga Borussia Moenchengladbach dhe së bashku me Lukakun e Lautaron, do të plotësohej një 3-she fantastike sulmi.
- Advertisement -
#Lukaku aspetta solo l’#Inter: no a 58 milioni all’anno dall’#ArabiaSaudita https://t.co/y3hR5CMcnS pic.twitter.com/2SkUroo3pr
— calciomercato.com (@cmdotcom) June 29, 2023