Me Ranierin në pankinë, Roma po konsolidon të tashmen në fushë dhe po planifikon të ardhmen, duke synuar lart. Sipas raportimeve nga “As”, Friedkin kanë identifikuar Carlo Ancelottim si njeriun e duhur për ta udhëhequr kursin e ri të verdhekuqve nga sezoni i ardhshëm.
Një zgjedhje shumë ambicioze, që ka përfshirë drejtpërdrejt pronësinë amerikane të verdhekuqve, e cila është përpjekur të bindë trajnerin aktual të Real Madridit të kthehet në kryeqytetin italian. Kjo lëvizje ka ardhur së bashku me një ofertë të madhe, si për aspektin sportiv, ashtu edhe ekonomik.
Një lloj “all-in” për të zgjidhur përfundimisht problemin e trajnerit, pas ndryshimeve të shumta gjatë këtij sezoni në pankinën e Romës, ku janë alternuar De Rossi, Juric dhe Ranieri, duke u mbështetur njëkohësisht në të kaluarën e Ancelottit me Romën dhe në premtimet për një buxhet të rëndësishëm në të gjitha fushat.
Një skenar që mund ta tërheqë “Carletton”, i cili është gjithmonë i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh në kryeqytet dhe mund të shqyrtojë një rikthim të mundshëm, por gjithashtu është i vetëdijshëm për pozitat e tij të privilegjuara te Real Madridi, një klub të cilin nuk është e lehtë ta braktisë, siç ka theksuar disa herë.
- Advertisement -
“Po flitet shumë për një mundësi kalimi te Roma, por unë jam i lumtur në Madrid, dua të qëndroj te Reali sa më gjatë të jetë e mundur, – ka deklaruar kohët e fundit Ancelotti. – Ranieri është një mik imi dhe po bën mirë, jam i lumtur për të.
Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Romën, kujtimet janë të bukura, por ka shumë distancë mes thënies dhe veprimit. Në këtë moment, nuk po mendoj për të ardhmen. Kam edhe dy vite kontratë me Real Madridin, por marrëveshjet mund të zgjidhen ose rinovohen”.
Fjalë që lënë të hapur mundësinë e një kalimi në Romë, por vetëm nëse marrëdhënia e Ancelottit me Realin mbyllet në qershor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.