Trajneri portugez i Romës, Jose Mourinho, sonte ka eliminuar ish-lojtarin e tij, Xabi Alonson, i cili është trajner te Bayer Leverkusen.
Roma është finalisti i parë i Europa League.
Ndeshja e dytë me Bayer Leverkusenin është mbyllur me rezultat të bardhë 0-0, po i cili i ka konvenuar skuadrës italiane, e cila ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 1-0.
Nëntëdhjetëminutëshi njohur disa raste, por skuadrat nuk kanë arritur të prekin rrjetat për ta ndryshuar rezultatin.
Kjo është finalja e dytë evropiane razhazi për Romën. Në edicionin e kaluar klubi italian kishte fituar kompeticionin e Conference League.