Futbollisti spanjoll, Rodri, është shpallur lojtari më i mirë në botë.
Motori i Manchester Cityt e mori këtë çmim pavarësisht se gjatë verës emri i Vinicius Juniorit të Real Madridit ishte më i lakuari.
Sidoqoftë, triumfi në Premier Ligë dhe udhëheqja e Spanjës drejt titullit kampion të Evropës në EURO 2024, i ndërruan hesapet, dhe mesfushori qendror doli në krye.
Ky është një lajm i mrekullueshëm për 27-vjeçarin pasi sezoni për të ka përfunduar si pasojë e lëndimit të ACL-së në përballjen kundër Arsenalit në Premier Ligë.