Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Timur Nikarghoev.
Boksieri me prejardhje kosovare pati pesë raunde mjaft të mira dhe në pauzë, ekipi i belgut vendosi ta dorëzonte meçin.
Krasniqi pas meçit tha këtë deklaratë: “Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.