Deklan Rise po zhvillon një sezon të mirë tek Arsenali, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime. Ngadalë por me siguri ai po justifikon 95 milionë eurot që Arsenali pagoi Uest Hem për shërbimet e tij. Për mesfushorin po lulëzojnë trëndafilat edhe në frontin privat. Ai ka një djalë me të dashurën Lauren Fryer. Rice dhe Fryer janë në lidhje që në ditët e tyre të shkollës së mesme, dhe ajo e ndjek gjithmonë atë në stadium. Megjithatë, historia e tyre nuk është e bukur për të gjithë. Fryer përballet me komente të shëmtuara për pamjen e saj në rrjetet sociale. Një përdorues anonim i rrjetit “X”, ish-Tuitter, ka publikuar foto të çiftit me një koment të neveritshëm për pamjen e të dashurës së futbollistit.
“Deklan Rajs është një futbollist elitar, multimilioner, i ndërtuar në mënyrë atletike, 185 cm, megjithatë ai ka vendosur për një vajzë të bardhë të trashë. Unë nuk e kuptoj më këtë botë”, shkruante postimi, i cili më vonë u fshi. Tifozët e Arsenalit dolën në mbrojtje të lojtarit të tyre. “Imagjinoni të zgjidhni një partner të jetës bazuar në standardet e shoqërisë për bukurinë. Kjo tregon se keni një ego të vogël mashkullore”, “Ka shumë gabime me këtë postim, fshijeni atë”, “Mënyrë shumë inovative për të paraqitur veten si dikush që nuk e bën dhe nuk di të flasë me femrat”, i kanë shkruar përdoruesit që ka postuar statusin e kontestuar.