“Unë thashë disa javë më parë se gjithçka është në rrugën e duhur. Nuk është detyra ime t’i zyrtarizoj gjërat, por gjithçka po shkon mirë. Klubi duhet të flasë”, – komentoi Kroos në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League kundër Manchester City, në lidhje me rinovimin e tij.
Dhe klubi më në fund ka folur. Gjermani do të jetë lojtar i Real Madridit deri në vitin 2024, siç u njoftua nga entiteti Chamartín këtë të mërkurë. Kroos asnjëherë nuk e ka fshehur synimin e tij për të vazhduar me fanellën e bardhë, përderisa ndihet mirë fizikisht.
Kësisoji, do të vazhdojë në “Bernabeu” edhe një sezon tjetër. Real Madridi e konsideron atë thelbësor në mësimin e mesfushorëve më të rinj (Tchoaméni, Camavinga, Valverde dhe Bellingham), si dhe mendon se gjermani ka ende shumë për të kontribuar në grup.
Comunicado Oficial: Toni Kroos#RealMadrid | #Kroos2024
- Advertisement -
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 21, 2023
Ai gjithashtu e sheh veten të aftë për të vazhduar të jetë i rëndësishëm, diçka që e konsideron thelbësore për të qëndruar në nivelin më të lartë. Së fundi, klubi i bardhë e ka bërë të ditur rinovimin përmes një komunikate ku thuhet: “Real Madrid C.F. dhe Toni Kroos kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024.
Toni Kroos mbërriti te Real Madridi në vitin 2014 dhe tashmë është lojtari gjerman që ka luajtur më shumë për klubin tonë, 417 ndeshje. Në nëntë sezonet e tij si lojtar i Real Madridit, ai ka fituar 20 tituj: 4 Champions League, 5 Botërorë për Klube, 4 Superkupa Europiane, 3 La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa Spanjolle.
Mbështetësi i tij kryesor është Carlo Ancelotti. Për trajnerin italian, Kroos është një nga lojtarët e tij të besuar, të cilëve iu është mirënjohës mbi favorin për ta çuar në majat e Evropës. Nën komandën e tij, Kroos e di se do të ketë minuta aktivizimi. Sezoni është shumë i gjatë dhe nëse italiani ka treguar diçka që kur ka ardhur në kryeqytetin spanjoll, kjo është besnikëria ndaj lojtarëve të tij më besnikë.