Ministri Çeku dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi kanë vizituar sot stadiumin “Fadil Vokrri”, pas rinovimit të tërësishëm të fushës.
Rikthimi i këtij stadiumi në funksion pas rinovimit u testua me sukses gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2025 ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës. Punët aktualisht po vazhdojnë në shtegun e atletikës dhe së shpejti pritet të përfundojnë në tërësi.
Gjatë vizitës në stadium, ministri Çeku dhe presidenti Ademi patën një takim me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda dhe me grupin e tifozëve të Kombëtares “Dardanët”.